Përmbajtja e bezdisshme

Detajet e politikës

EVIDENCA E NDRYSHIMEVE
Arsyetimi i politikës
Ne nuk lejojmë përmbajtjen që është hartuar për të mashtruar, çorientuar ose tronditur përdoruesit, në mënyrë që të rritet artificialisht shikueshmëria. Këto përmbajtje e ulin aftësinë e njerëzve për t’u angazhuar në mënyrë autentike në platformat tona dhe mund të kërcënojnë sigurinë, stabilitetin dhe përdorshmërinë e shërbimeve tona. Ne kërkojmë gjithashtu të parandalojmë taktikat abuzive, të tilla si përhapja e lidhjeve mashtruese për të tërhequr përdoruesit që nuk janë dyshues përmes funksionaliteteve dhe kodeve çorientuese ose duke imituar një domen të besuar.
Përmbajtja e bezdisshme në internet është një industri fitimprurëse. Politikat dhe zbulimi ynë duhet të zhvillohen vazhdimisht për të ecur me hapin e tendencave dhe taktikave të reja të përmbajtjes së bezdisshme. Duke marrë masa për të luftuar përmbajtjen e bezdisshme, kërkojmë të balancojmë rritjen e kostove për prodhuesit dhe shpërndarësit e saj në platformat tona, me mbrojtjen e aktivitetit të gjallë, autentik të komunitetit tonë.
Ne nuk lejojmë:
  • Postimin, ndarjen, angazhimin me përmbajtjen ose krijimin e llogarive, grupeve, Faqeve, ngjarjeve ose aktivëve të tjerë, manualisht ose automatikisht, me shpeshtësi shumë të mëdha.
    • Ne mund të vendosim kufizime për llogaritë që po veprojnë me shpeshtësi më të ulëta kur janë të pranishëm treguesit e tjerë të përmbajtjes së bezdisshme (p.sh., postimi i përmbajtjeve të përsëritura) ose sinjalet e mungesës së origjinalitetit.
  • Përpjekjen për të realizuar ose realizimin e suksesshëm të shitjes, blerjes ose shkëmbimit të aktivëve të platformës, si p.sh., llogaritë, grupet, faqet etj.
  • Përpjekjen për të realizuar ose realizimin e suksesshëm të shitjes, blerjes ose shkëmbimit të privilegjeve të sajteve, si p.sh., rolet e administratorit ose moderatorit, ose leja për të postuar në hapësira të veçanta.
  • Përpjekjen për të realizuar ose realizimin e suksesshëm të shitjes, blerjes ose shkëmbimit të përmbajtjeve për diçka me vlerë monetare, përveç përmbajtjeve të markave të identifikuara qartësisht, siç përcaktohet nga Politika jonë për përmbajtjen e markës.
  • Përpjekjen për të realizuar ose realizimin e suksesshëm të shitjes, blerjes ose shkëmbimit për angazhimin, si p.sh., pëlqimet, ndarjet, shikimet, ndjekjet, klikimet, përdorimi i etiketave specifike të thurjes etj. Këtu përfshihen:
    • Oferta të dhurimit (d.m.th., dhënia e një mundësie për të tjerët që të fitojnë) të parave ose ekuivalentëve të parave në shkëmbim të angazhimit (p.sh., “Kushdo që pëlqen faqen time do të hyjë për të fituar 500 dollarë”)
    • Oferta për të dhënë çfarëdolloj gjëje me vlerë monetare në shkëmbim të angazhimit (p.sh., “Nëse pëlqeni faqen time, do t’ju jap një iPhone!”)
  • Kërkesa ose pretendimi që përdoruesit duhet të angazhohen me përmbajtjen (p.sh., të pëlqejnë, të ndajnë) para se të mund ta shikojnë përmbajtjen e premtuar ose të ndërveprojnë me të.
  • Ndarja e URL-ve, domeneve ose aplikacioneve mashtruese ose çorientuese, ku përfshihen:
    • Fshehja: Fshehja është një përpjekje për të anashkaluar politikat tona për përmbajtjen duke prezantuar qëllimisht përmbajtje të ndryshme jashtë platformës, të tilla si URL-të ose aplikacionet, në sistemet tona të integritetit kundrejt përmbajtjeve që iu shfaqen përdoruesve.
    • Lidhjet çorientuese: Përmbajtja që përmban një lidhje që premton një lloj përmbajtjeje, por ofron diçka shumë të ndryshme. Këtu mund të përfshihet përmbajtja në një aplikacion ose softuer të premtuar.
    • Sjellja e ridrejtimit mashtrues: Sajtet e uebit që kërkojnë të bëni një veprim (p.sh. captcha, shiko reklamën, kliko këtu), në mënyrë që të shikoni përmbajtjen e faqes së pritshme të destinacionit, dhe emri i domenit të URL-së ndryshon pas përfundimit të veprimit të kërkuar ose i ridrejton automatikisht përdoruesit në një domen krejtësisht të ndryshëm pa asnjë veprim të përdoruesit.
    • Pëlqimi/ndarja me detyrim: Iu kërkon përdoruesve të angazhohen (me anë të pëlqimeve, ndarjeve, ndjekjeve ose me çdo formë tjetër angazhimi për publikun) për të fituar akses në një përmbajtje ekskluzive specifike.
    • Funksionaliteti i platformës mashtruese - Imitimi i veçorive ose funksionalitetit të shërbimeve tona, si p.sh., imitimi i fushatave për mbledhjen e fondeve, anketave të ndërfutura, butonave të luajtjes ose butonit Pëlqej, kur ai funksionalitet nuk ekziston ose nuk funksionon sipas parashikimit, në mënyrë që ta bëjnë një përdorues që të ndjekë një lidhje.
    • Funksionaliteti i faqes mashtruese të destinacionit: Sajtet e uebit që kanë një ndërfaqe çorientuese përdoruesi, e cila shkakton gjenerimin e trafikut të papritur (p.sh., dritaret kërcyese/të nënvendosura, devijimi i klikimeve etj.). Këtu përfshihen taktikat e tilla si futja në kurth, ku shfaqen dritare kërcyese pa lidhje kur një person përpiqet të largohet nga faqja e destinacionit.
    • Imitimi i faqes së destinacionit ose domenit - Një faqe destinacioni jashtë platformës, URL ose sajt uebi ose domen i jashtëm që pretendon të jetë një markë ose shërbim me reputacion duke përdorur një emër, domen ose përmbajtje që ka gabime shtypi, gabime drejtshkrimore ose mjete të tjera për të imituar sajte uebi, domene ose marka të mirënjohura, duke përdorur një faqe destinacioni të ngjashme me atë të një sajti tjetër të besueshëm.
    • Përdorimet e tjera mashtruese të URL-ve ose lidhjeve që janë shumë të ngjashme me sa më sipër.
  • Pavarësisht nga sa më lart, ne nuk ndalojmë:
    • Promocionin e kryqëzuar që nuk aktivizohet nga pagesa ndaj një pale të tretë
    • Transferimin e përgjegjësive të administrimit ose moderimit për një faqe ose grup te një përdorues tjetër në bazë të interesave të tij për faqen ose grupin, në vend të një shkëmbimi me vlerë.
    • Postimin ose ndarjen e përmbajtjes së markës që është e identifikuar qartësisht.
Përvojat e përdoruesve
Shikoni disa shembuj se si duket zbatimi i politikave për njerëzit në Facebook, si për shembull: si duket raporti i diçkaje që mendoni se nuk duhet të jetë në Facebook, t’ju thuhet se keni shkelur Standardet tona të komunitetit dhe të shikoni një ekran paralajmërues për përmbajtje të caktuara.
Shënim: Ne jemi gjithmonë duke u përmirësuar, prandaj ajo që shikoni këtu mund të jetë pak e vjetruar në krahasim me ato që përdorim aktualisht.
EKSPERIENCA E PËRDORUESIT
Raportimi
EKSPERIENCA E PËRDORUESIT
Komunikimi pas raportimit
EKSPERIENCA E PËRDORUESIT
Eksperienca e heqjes
EKSPERIENCA E PËRDORUESIT
Ekranet paralajmëruese
Të dhënat
Shikoni Raportin e fundit të zbatimit të Standardeve të komunitetit
Zbatimi
Ne kemi të njëjtat politika në të gjithë botën, për të gjithë në Facebook.
Ekipet e rishikimit
Ekipi ynë global me mbi 15 000 rishikues punon çdo ditë për t’i mbajtur të sigurt njerëzit në Facebook.
Angazhimi i palëve të interesuara
Ekspertët e jashtëm, akademikët, OJQ-të dhe politikëbërësit ndihmojnë për informimin e Standardeve të komunitetit të Facebook.
Merrni ndihmë lidhur me përmbajtjen e bezdisshme
Mësoni se çfarë mund të bëni nëse shikoni diçka në Facebook që është në kundërshtim me Standardet tona të komunitetit.
Vizitoni Qendrën tonë të ndihmës