Në një përpjekje për të mos lejuar dhe për të parandaluar lëndimin, ne e heqim përmbajtjen që lehtëson ose koordinon shfrytëzimin e njerëzve, duke përfshirë trafikimin njerëzor. Ne e përkufizojmë trafikimin njerëzor si biznesi që i privon dikujt lirinë për të përfituar. Ai është shfrytëzim i njerëzve, në mënyrë që t’i detyrojnë ata të angazhohen në seksin me pagesë, në punë ose në aktivitete të tjera kundër vullnetit të tyre. Ai mbështetet te mashtrimi, forca dhe shtrëngimi dhe i degradon njerëzit duke u privuar lirinë, ndërkohë që përfitimet ekonomike ose materiale i marrin të tjerët.
Trafikimi njerëzor është i shumanshëm dhe global; ai mund të prekë këdo, pavarësisht nga mosha, prejardhja social-ekonomike, etnia, gjinia ose vendndodhja. Ai merr forma të ndryshme dhe çdo situatë e dhënë trafikimi mund të përfshijë disa faza zhvillimi. Për shkak të natyrës detyruese të këtij abuzimi, viktimat nuk mund të japin pëlqimin e tyre.
Ndonëse duhet të jemi të kujdesshëm për të mos ngatërruar trafikimin njerëzor me kontrabandën e njerëzve, ato mund të jenë të lidhura dhe të mbivendosen. Kombet e Bashkuara e përkufizojnë kontrabandën e njerëzve si sigurim ose lehtësim i hyrjes së paligjshme në një shtet nëpërmjet kufijve ndërkombëtarë. Pa pasur nevojë për shtrëngim ose detyrim, ajo përsëri mund të ketë si rezultat shfrytëzimin e individëve të cenueshëm që po përpiqen të largohen nga shteti i tyre i origjinës, shpesh në kërkim të një jete më të mirë. Kontrabanda e njerëzve është krim kundër shtetit, i cili mbështetet te lëvizja; dhe trafikimi njerëzor është krim kundër personit, i cili mbështetet te shfrytëzimi.
Përveç përmbajtjes për dënimin, rritjen e ndërgjegjësimit ose raportimin e lajmeve rreth çështjeve të trafikimit njerëzor ose kontrabandës së njerëzve, ne lejojmë përmbajtjen që kërkon ose ndan informacione për sigurinë personale dhe kalimin e kufijve, kërkimin e azilit ose për mënyrën e largimit nga një shtet.
Mos postoni:
Përmbajtje, aktivitet ose ndërveprime që rekrutojnë njerëz për trafikim njerëzor ose që lehtëson apo shfrytëzon njerëzit përmes cilësdo prej formave të mëposhtme të trafikimit njerëzor:
Trafikimin për shfrytëzim seksual (çdo aktivitet seksual me pagesë me një të mitur ose çdo aktivitet seksual me pagesë me një të rritur që përfshin forcën, mashtrimin ose shtrëngimin)
Shitjet e fëmijëve ose adoptimin e paligjshëm
Trafikimin nëpërmjet jetimoreve dhe vullnetarizmin turistik në jetimore
Martesat e detyruara (duke përfshirë martesat e fëmijëve)
Punën e detyruar (duke përfshirë punën e skllevërve)
Servitutin shtëpiak
Trafikimin e organeve që nuk rigjenerohen, pa përfshirë heqjen, dhurimin ose transplantimin e organeve në një kontekst të dhurimit joshfrytëzues të organeve
Aktivitetin kriminal të detyruar (p.sh. lypjen e detyruar, trafikimin e detyruar të lëndëve narkotike)
Rekrutimin e fëmijëve ushtarë
Përmbajtje ku një aktor i tretë rekruton, lehtëson ose përfiton (financiarisht ose ndryshe) nga aktiviteti seksual për tregti
Përmbajtje që përpiqet të ofrojë ose të lehtësojë trafikimin njerëzor
Përmbajtje që kërkon shërbime të kontrabandës së njerëzve
Ne lejojmë përmbajtjen që mbulohet ndryshe nga kjo politikë kur postohet në kontekstin e dënimit, edukimit, ndërgjegjësimit ose raportimit të lajmeve.
Sipas politikave tona lidhur me Shfrytëzimin e Njerëzve, rishikuesit dhe sistemet tona të automatizuara mund të marrin parasysh gjithashtu një sërë sinjalesh të sjelljes për të ndihmuar në zbulimin dhe marrjen e masave për llogaritë shkelëse.
- Ne mund t'i heqim llogaritë në bazë të ndërveprimeve të tyre me llogaritë e tjera shkelëse, të kërkimeve për përmbajtjen shkelëse ose ndërveprimeve me të, ose të anëtarësimit në komunitetet (p.sh. te Grupet), të cilat i kemi hequr për shkeljen e politikave tona.
Për Standardet e komunitetit në vijim, kërkojmë informacione dhe/ose kontekst shtesë për t’i zbatuar: