Mashtrimi, skemat mashtruese dhe praktikat mashtruese
Detajet e politikës
EVIDENCA E NDRYSHIMEVE
Sot
7 qer 2025
3 Tet 2024
19 Kor 2024
5 Gush 2023
29 Pri 2022
24 Dhj 2021
25 Nën 2021
29 Tet 2021
27 Gush 2021
5 Maj 2020
18 Dhj 2020
19 Nën 2020
17 Dhj 2019
4 Sht 2019
Arsyetimi i politikës
Ne synojmë të mbrojmë përdoruesit dhe bizneset që të mos mashtrohen në lidhje me paratë, pronën ose informacionet e tyre personale. Ne e arrijmë këtë duke hequr përmbajtjet dhe duke luftuar sjelljen që përdor qëllimisht mjetet mashtruese - si p.sh. paraqitjen e gabuar me dashje, informacionet e vjedhura dhe pretendimet e ekzagjeruara - për të mashtruar përdoruesit dhe bizneset ose për të përdorur skema mashtruese ndaj tyre, ose për të nxitur angazhimin. Këtu përfshihet përmbajtja që kërkon të koordinojë ose të promovojë këto aktivitete duke përdorur shërbimet tona. Ne i lejojmë njerëzit të rrisin ndërgjegjësimin dhe të edukojnë të tjerët, si dhe t’i dënojnë këto aktivitete.
Ne nuk lejojmë:
Përmbajtjen që përpiqet të mashtrojë ose të gënjejë përdoruesit dhe/ose bizneset nëpërmjet sa më poshtë:
Mashtrimet dhe skemat mashtruese lidhur me huat
Përmbajtjen që:
- Ofron hua duke i kërkuar përdoruesit të paguajë një komision paraprak për të marrë një hua.
- Ofron hua me garanci ose pothuajse garanci për miratimin, duke e deklaruar qartë ose duke e nënkuptuar në bazë të kontekstit (si p.sh. pretendime për të miratuar hua pa kërkuar informacione financiare).
- Shënim: Ne gjithashtu shohim për sinjale të tjera për të përcaktuar nëse një entitet është duke postuar përmbajtje të ligjshme dhe jomashtruese, si p.sh. kur është një entitet i verifikuar dhe një bankë ose institucion financiar.
Mashtrimet dhe skemat mashtruese lidhur me lojërat e fatit
Përmbajtjen që:
- Ofron shërbime të lojërave të fatit me para të vërteta (“Para të vërteta” është monedha në botën reale, e cila mund të përdoret për të blerë mallra ose shërbime në botën reale, duke përfshirë monedhat kombëtare, të tilla si dollarët amerikanë, si dhe monedhat virtuale, të tilla si Bitcoin):
- me një garanci për të fituar.
- duke nënkuptuar ose duke pranuar që kanë ndërhyrë në rezultatin e një loje ose ndeshjeje.
- duke u kërkuar njerëzve të aktivizojnë rregullimin e ndeshjeve ose të kërkojnë ndihmë ose këshilla se si të rregullojnë një ndeshje ose lojë.
Lojërat sociale të kazinosë që simulojnë lojërat e fatit pa asnjë mundësi për të fituar para të vërteta, përfshihen në Standardin tonë të komunitet për mallrat dhe shërbimet e kufizuara.
Mashtrimet dhe skemat mashtruese financiare ose në lidhje me investimet
- Mundësitë për investim. Përmbajtjen që:
- Ofron mundësi investimi ku kthimet e investimeve janë të garantuara ose pa rrezik.
- Ofron mundësi investimi ku kthimet e investimeve ose kompensimi bazohen pjesërisht ose plotësisht në rekrutimin e personave të tjerë për të marrë pjesë në skemë.
- Ofron mundësi investimi ku natyra e mundësisë është “pasurimi i shpejtë” dhe/ose pretendimet që një investim i vogël mund të kthehet në një shumë të madhe.
- Qarkullimi i shpejtë i parave. Përmbajtjen që:
- Ofron të kthejë një shumë të caktuar parash në një shumë më të madhe nëpërmjet qarkullimit të shpejtë ose një hileje ose strategjie ku përfshihen përmendjet e qarta të termave “qarkullim i shpejtë i parave”, “qarkullim i shpejtë i parave në dorë” ose një terminologji e ngjashme.
Mashtrimet dhe skemat mashtruese lidhur me transferimin dhe pastrimin e parave
- Transferimi i parave. Përmbajtjen që:
- Ofron ose kërkon transferim parash (duke i bërë viktimat, pa dijeninë e tyre, pjesëmarrës në pastrimin e parave nëpërmjet ofrimit të parave ose ndarjes së fitimeve duke lejuar si shkëmbim persona të tjerë që të përdorin llogaritë e tyre bankare ose duke transferuar para për llogari të personave të tjerë).
- Ofron ose kërkon transferim parash duke ofruar punësim për të pranuar dhe transferuar para te palë të treta, duke përdorur llogarinë bankare të viktimës.
- Pastrimi i parave. Përmbajtjen që:
- Kërkon ose ofron të lehtësojë pastrimin e parave, që është përpjekja për t’i bërë paratë e fituara në mënyrë të paligjshme të duken të ligjshme, duke maskuar origjinën e parave nëpërmjet një sekuence të ndërlikuar transaksionesh financiare, duke përfshirë nëpërmjet cilësdo prej mënyrave të mëposhtme:
- Duke kërkuar transferimin e fondeve nëpërmjet SWIFT (Shoqëria për Telekomunikacionet Ndërbankare Financiare Mbarëbotërore) ose me mënyra të ngjashme,
- Duke kërkuar ose ofruar detaje në lidhje me llojet e llogarive bankare që janë të disponueshme për të mbështetur marrjen ose transferimin e parave.
Mashtrimet dhe skemat mashtruese lidhur me identitetin e rremë
Përmbajtjen që:
- Përpiqet të mashtrojë ose të gënjejë përdoruesit duke paraqitur gabim identitetin e postuesit ose natyrën e një kërkese:
- Mashtrimet dhe skemat mashtruese me bamirësinë, të cilat janë kërkesa mashtruese për para ose donacione për kauza bamirësie së bashku me pretendimet që donacioni është urgjent dhe përfshin informacione të tilla si llogaritë bankare, ku mund të dërgohen paratë.
- Mashtrimet dhe skemat mashtruese lidhur me romancën, të cilat janë përpjekje mashtruese për të krijuar marrëdhënie romantike në internet, duke kërkuar shoqëri ose marrëdhënie joseksuale dhe duke ofruar ose kërkuar si shkëmbim para ose diçka të barasvlershme.
- Mashtrimet dhe skemat mashtruese me biznese/entitete të themeluara, të cilat përfshijnë pretendimet e rreme se përfaqësojnë ose flasin në emër të një biznesi ose entiteti të themeluar, duke u përpjekur që të mashtrojnë ose të përdorin skema mashtruese.
Mashtrimet dhe skemat mashtruese lidhur me produkte ose shpërblime
- Mashtrimi dhe skema mashtruese lidhur me grantet qeveritare. Përmbajtjen që:
- Ofron në mënyrë të rreme para nga grantet qeveritare ose nga cilido burim tjetër financimi qeveritar. Ne shqyrtojmë sinjale të ndryshme për të përcaktuar nëse një entitet është duke postuar përmbajtje te ligjshme dhe jomashtruese, si p.sh. kur vjen nga një entitet i verifikuar.
- Mashtrimi dhe skema mashtruese lidhur me çështje fizike, shpirtërore ose Iluminatin. Përmbajtjen që:
- Ofron shpërblime të prekshme, siç janë paratë, mallrat ose shërbimet që kanë vlerë monetare, duke përfshirë monedhat fizike, dixhitale dhe virtuale, si dhe mallrat dhe shërbimet fizike ose dixhitale për anëtarësimin ose bashkimin në një shoqatë, kult, sekt fetar (si p.sh vëllazëria e Iluminatit).
- Ofron shpërblime të prekshme për përdorimin e magjisë së zezë ose formulave apo artikujve magjikë (për shembull, formula magjie, sende që sjellin fat, hajmali, dhurata, ilaçe, portofol magjik etj.).
- Mashtrimet dhe skemat mashtruese lidhur me sigurimet. Përmbajtjen që:
- Ofron sigurime të rreme dhe me ulje shumë të mëdha çmimi, duke pasur si kërkesë një komision paraprak (komision për administratorin ose depozitim ose diçka tjetër).
- Ofron sigurime të rreme dhe me ulje shumë të mëdha çmimi me premtime për kursime të mëdha lidhur me sigurimin krahasuar me ofruesit e sigurimeve tradicionale (të paktën pakta 30% më pak)
- Shënim: Ne gjithashtu shohim për sinjale të tjera për të përcaktuar nëse një entitet po poston përmbajtje të ligjshme, jomashtruese, si p.sh. kur është entitet i verifikuar dhe një bankë ose institucion financiar
- Mashtrimet dhe skemat mashtruese lidhur me punën. Përmbajtjen që:
- Ofron punë me një përshkrim pune të paqartë ose të pasaktë dhe mundësi për t’u pasuruar shpejt, duke premtuar para me përpjekje ose investim kohor të shkurtër.
- Ofron punë që nuk përfshijnë informacion për punën, të cilat thjesht përmendin vende të lira pune.
- Ofron punë nga shtëpia, por titulli i punës nënkupton që punonjësi nuk mund të punojë nga shtëpia.
- Ofron punë me premtime paraprake të rrogës.
- Ofron punë të garantuara.
- Ofron punë duke kërkuar një komision paraprak para se të jepet puna.
- Shënim: Ne gjithashtu shohim për sinjale të tjera për të përcaktuar nëse një entitet po poston përmbajtje të ligjshme, jomashtruese, si p.sh. kur është një entitet i verifikuar
- Mashtrimi dhe skema mashtruese lidhur me lehtësimin e borxheve dhe riparimin e kreditit. Përmbajtjen që:
- Premton të fshijë ose të eliminojë ose të zvogëlojë borxhin me një shumë të veçantë në një periudhë të caktuar kohe.
- Premton të ndalojë ose të fshijë të gjitha mbledhjet e borxheve ose paditë.
- Premton të falë ose të anulojë borxhin nëpërmjet "programit të ri të shtetit” ose ndryshimit në ligj ose nëpërmjet një deklarate të barasvlershme.
- Premton të fshijë ose të heqë informacionet e kreditit nga raportet e kreditit ose të krijojë "identitet krediti" të ri.
- Shënim: Ne gjithashtu shohim për sinjale të tjera për të përcaktuar që një entitet është duke postuar përmbajtje të ligjshme dhe jomashtruese, si p.sh. kur është një entitet i verifikuar dhe një bankë ose institucion financiar
- Mashtrimi dhe skema mashtruese lidhur me dhuratat. Përmbajtjen që:
- Ofron një shpërblim të garantuar me para të vërteta, duke kërkuar në këmbim nga përdoruesit që:
- Të regjistrohen në një lidhje jashtë sajtit.
- Të ndajnë informacione personalisht të identifikueshme (PII) ose informacione të tjera personale.
- Të kontaktojnë jashtë platformës ose brenda platformës nëpërmjet një mesazhi privat.
- Të mos ndërmarrin asnjë veprim.
- Mashtrimi dhe skema mashtruese lidhur me komisionet paraprake. Përmbajtjen që:
- Premton në mënyrë të rreme para në këmbim të një komisioni/transferte bankare/pagese paraprake.
Mashtrimet dhe skemat mashtruese lidhur me dokumentet e rreme
- Dokumentet e rreme ose të falsifikuara. Përmbajtjen që:
- Ofron kërkimin, krijimin, shitjen, blerjen ose tregtimin e dokumenteve të rreme ose të falsifikuara.
- Ofron shitjen e vizave ose kartave jeshile.
- Garanton miratimin e vizave ose kartave jeshile.
- U jep mundësi përdoruesve që të marrin miratimin e vizave pa përmbushur kërkesat e zakonshme.
- Monedha e rreme ose e falsifikuar. Përmbajtjen që:
- Ofron shitjen, blerjen ose tregtimin e monedhës së rreme ose të falsifikuar, përveç monedhës së lojërave të tavolinës (si p.sh. lekët e lojës Monopoli) nëse ka një kontekst të qartë që është për qëllimet e lojës së tavolinës.
- Kuponët e rremë ose të falsifikuar. Përmbajtjen që:
- Ofron ndarjen, shitjen, blerjen ose tregtimin e kuponëve të rremë ose të falsifikuar.
- Pranon që ka përdorur ose promovon ose kërkon përdorimin e kuponëve fizikë ose dixhitalë ose të kuponëve të tjerë për të arritur çmime jo të zakonshme me një nga mënyrat e mëposhtme:
- duke përdorur kuponë për të blerë artikuj për të cilët nuk janë ata kuponë; ose
- duke përdorur kuponë të skaduar.
- Certifikatat shkollore dhe profesionale të rreme ose të falsifikuara. Përmbajtjen që:
- Ofron shitjen, blerjen ose tregtimin e certifikatave shkollore dhe profesionale të rreme ose të falsifikuara.
Mashtrimi dhe skema mashtruese lidhur me informacionet, mallrat ose shërbimet e vjedhura
- Mashtrimi dhe skema mashtruese lidhur me përdorimin e paautorizuar të kartave Përmbajtjen që:
- Përfshin blerjen, shitjen ose tregtimin e kartave të vjedhura të kreditit ose mjeteve të tjera financiare që mund të përdoren për blerje të paautorizuara (që njihet edhe si "përdorim i paautorizuar i kartave").
- Mashtrimi dhe skema mashtruese lidhur me informacionet personalisht të identifikueshme. Përmbajtjen që:
- Ofron blerjen, shitjen ose tregtimin e informacioneve personalisht të identifikueshme (PII) ose informacioneve të tjera personale, përveçse nëse i përkasin një personazhi imagjinar.
- Mashtrimi dhe skema mashtruese lidhur me rishikimet e rreme. Përmbajtjen që:
- Bën thirrje për blerjen, shitjen ose tregtimin e rishikimeve/vlerësimeve të produkteve.
- Stimulon në mënyrë të nënkuptuar ose të qartë përdoruesit për të ofruar rishikime në këmbim të uljes së çmimeve, rimbursimeve ose artikujve falas.
- Mashtrimi dhe skema mashtruese lidhur me abonimin. Përmbajtjen që:
- Ofron blerjen, shitjen ose tregtimin e kredencialeve për shërbimet e abonimit (kredencialet e hyrjes në shërbimet në linjë, të cilat kërkojnë një pagesë të përsëritur në intervale të rregullta), duke iu referuar një shërbimi me pagesë në linjë, duke e emërtuar atë ose duke ndarë logon e tij.
- Shënim: Ne gjithashtu shohim për sinjale të tjera për të përcaktuar nëse një entitet është duke postuar përmbajtje të ligjshme dhe jomashtruese, si p.sh. kur është një entitet i verifikuar dhe një bankë ose institucion financiar.
- Mashtrimi dhe skema mashtruese lidhur me kopjimin. Përmbajtjen që:
- Përfshin ndarjen, shitjen, tregtimin ose blerjen e:
- fletëve të përgjigjeve ose fletëve të provimeve të ardhshme.
- Produkteve ose shërbimeve që mundësojnë kopjimin në provime.
- Produkteve ose shërbimeve që mundësojnë kalimin e testeve të drogës në një mënyrë të paautorizuar
Mashtrimi dhe skema mashtruese lidhur me përdorimin e paautorizuar të pajisjeve
- Mashtrimi dhe skema mashtruese lidhur me manipulimin e pajisjeve. Përmbajtja që
- Bën thirrje për blerjen, shitjen, tregtimin ose ndarjen e pajisjeve matëse të manipuluara, të modifikuara ose të rreme.
- Pranon që ka përdorur ose promovon ose kërkon përdorimin e manipulimit fizik të pajisjeve për të arritur çmime të pasakta.
- Mashtrimi dhe skema mashtruese lidhur me përmbajtjet dixhitale. Përmbajtja që
- Ofron ose kërkon produkte që lehtësojnë ose inkurajojnë aksesin në përmbajtjet dixhitale në një mënyrë të paautorizuar. Këtu përfshihen, por nuk kufizohen në: dekoderët televizivë të përmirësuar, kutitë e instaluara KODI dhe shërbimet KODI/plotësisht të ngarkuara.
Praktikat çorientuese dhe mashtruese
- Praktikat çorientuese për shëndetin. Përmbajtja që
- Promovon pretendime të rreme ose çorientuese për shëndetin ose garanci në kontekstin e rënies në peshë, duke përdorur taktikat e karremit të klikimeve, të tilla si përdorimi i gjuhës sensacionale që bën deklarata të ekzagjeruara ose ekstreme
Për përmbajtjen në vijim, e lejojmë shikimin e përmbajtjes vetëm për personat e rritur të moshës 18 vjeç e lart:
Përmbajtja që
- Premton rezultate specifike në lidhje me rënien në peshë në një kohë specifike, me një gjuhë të pakualifikuar ose pa mohim të përgjegjësive.
Pavarësisht nga sa më lart, ne nuk i ndalojmë përmbajtjet që dënojnë, rrisin ndërgjegjësimin ose edukojnë të tjerët për mashtrimet dhe skemat mashtruese, pa zbuluar informacione delikate ose pa promovuar mashtrimet ose skemat mashtruese
Për Standardet e komunitetit në vijim, kërkojmë informacione dhe/ose kontekst shtesë për t’i zbatuar:
- Ne mund ta heqim përmbajtjen që:
- Përfshin mashtrim/skemë mashtruese që është raportuar nga një entitet i besueshëm.
- Lidhet me ryshfetin ose përvetësimin.
- Ofron vaksina, duke u përpjekur të mashtrojë ose të gënjejë përdoruesit.
- Që përpiqet të krijojë një personazh të rremë, pretendon se është person i famshëm ose bën përdorim të paautorizuar të një imazhi të një personi të famshëm në përpjekje për të mashtruar ose gënjyer.
- Ofron ose kërkon produkte ose shërbime të krijuara për të lehtësuar shikimin ose regjistrimin e fshehtë të individëve, si p.sh kamera spiunazhi, përgjues telefoni celular (duke përfshirë ato që lejojnë gjurmimin e numrave të panjohur të telefonit) ose pajisje të tjera të fshehta vëzhgimi.
- Që ofron mundësi për rekrutimin e palëve ndërgjyqëse që njerëzit të marrin pjesë në padi kolektive, duke imituar një entitet qeveritar ose një burim lajmesh, duke përdorur gjuhë të bujshme ose duke përdorur deklarata të ekzagjeruara.
- Që ofron shërbime abonimi, të cilat u kërkojnë njerëzve të fusin informacione personale.
- Ne nuk i lejojmë entitetet të marrin pjesë ose të deklarojnë angazhimin në sjellje të organizuar mashtruese ose në skema mashtruese, duke përfshirë përdorimin e llogarive të shumta në shërbimet tona së bashku për të kryer sjellje mashtruese.
Në disa raste, e lejojmë përmbajtjen që në rast të kundërt mund të shkelte Standardet e komunitetit, kur përcaktohet se përmbajtja është satirike. Përmbajtja do të lejohet vetëm nëse elementet shkelëse të përmbajtjes janë duke u satirizuar ose i atribuohen diçkaje ose dikujt tjetër për ta tallur ose kritikuar.
Përvojat e përdoruesve
Shikoni disa shembuj se si duket zbatimi i politikave për njerëzit në Facebook, si për shembull: si duket raporti i diçkaje që mendoni se nuk duhet të jetë në Facebook, t’ju thuhet se keni shkelur Standardet tona të komunitetit dhe të shikoni një ekran paralajmërues për përmbajtje të caktuara.
Shënim: Ne jemi gjithmonë duke u përmirësuar, prandaj ajo që shikoni këtu mund të jetë pak e vjetruar në krahasim me ato që përdorim aktualisht.
EKSPERIENCA E PËRDORUESIT
Raportimi
EKSPERIENCA E PËRDORUESIT
Komunikimi pas raportimit
EKSPERIENCA E PËRDORUESIT
Eksperienca e heqjes
EKSPERIENCA E PËRDORUESIT
Ekranet paralajmëruese
Zbatimi
Ne kemi të njëjtat politika në të gjithë botën, për të gjithë në Facebook.
Ekipet e rishikimit
Ekipi ynë global me mbi 15 000 rishikues punon çdo ditë për t’i mbajtur të sigurt njerëzit në Facebook.
Angazhimi i palëve të interesuara
Ekspertët e jashtëm, akademikët, OJQ-të dhe politikëbërësit ndihmojnë për informimin e Standardeve të komunitetit të Facebook.
Merrni ndihmë në lidhje me mashtrimin, skemat mashtruese dhe praktikat mashtruese
Mësoni se çfarë mund të bëni nëse shikoni diçka në Facebook që është në kundërshtim me Standardet tona të komunitetit.
Vizitoni Qendrën tonë të ndihmës