Shfrytëzimi seksual, abuzimi dhe lakuriqësia e fëmijëve

Detajet e politikës

EVIDENCA E NDRYSHIMEVE
Arsyetimi i politikës
Ne nuk e lejojmë përmbajtjen ose aktivitetin që shfrytëzon seksualisht ose rrezikon fëmijët. Kur vihemi në dijeni të shfrytëzimit të dukshëm të një fëmije, ne e raportojmë atë në Qendrën Kombëtare për Fëmijët e Humbur dhe të Shfrytëzuar (NCMEC), në pajtim me ligjin në fuqi. E dimë se ndonjëherë njerëzit ndajnë imazhe të fëmijëve të tyre lakuriq me qëllime të mira; por, ne i heqim në përgjithësi këto imazhe për shkak të mundësisë për abuzim nga të tjerët dhe për të ndihmuar në shmangien e mundësisë së ripërdorimit ose përvetësimit të imazheve nga persona të tjerë.
Ne punojmë gjithashtu me ekspertë të jashtëm, duke përfshirë Bordin Këshillues të Meta për Sigurinë, për të diskutuar dhe përmirësuar politikat tona dhe zbatimin për problemet e sigurisë në linjë, sidomos për sa i përket fëmijëve. Mësoni më shumë për teknologjinë që përdorim për të luftuar shfrytëzimin e fëmijëve.
Mos postoni:
Shfrytëzimi seksual i fëmijëve
Përmbajtje, aktivitete ose ndërveprime që kërcënojnë, përshkruajnë, lavdërojnë, mbështetin, ofrojnë udhëzime, bëjnë deklarata të qëllimit, pranojnë pjesëmarrjen ose ndajnë lidhje për shfrytëzimin seksual të fëmijëve (duke përfshirë të mitur, vogëlushë ose foshnja të vërteta ose përshkrime jo të vërteta me ngjashmëri me njerëzit, të tilla si në art, përmbajtjet e gjeneruara nga IA-ja, personazhet e trilluara, kukullat etj.). Këtu përfshihen, por jo vetëm:
  • Marrëdhëniet seksuale
    • Marrëdhëniet seksuale ose seksi i qartë oral, të përkufizuara si goja ose organet gjenitale duke hyrë ose në kontakt me organet gjenitale ose anusin e një personi tjetër, kur duken të paktën organet gjenitale ose anusi i një personi.
    • Marrëdhëniet e nënkuptuara seksuale ose seksi oral, duke përfshirë rastet kur kontakti pritet të ndodhë së shpejti ose nuk duket drejtpërdrejt.
    • Stimulimin e organeve gjenitale ose anusit, duke përfshirë rastet kur aktiviteti pritet të ndodhë së shpejti ose nuk duket drejtpërdrejt.
    • Të gjitha sa më lart me përfshirjen e një kafshe.
  • Fëmijët me elemente seksuale, ku përfshihen, por jo vetëm:
    • Kufizimet
    • Shenjat e eksitimit seksual
    • Fokusi tek organet gjenitale
    • Prania e një të rrituri në gjendje të eksituar
    • Prania e lodrave të seksit ose përdorimi i cilitdo objekti për stimulim, kënaqësi seksuale ose abuzim seksual
    • Kostumi i seksualizuar
    • Zhveshja
    • Mjedisi skenik (për shembull, mbi një krevat) ose poza profesionale (cilësia/fokusi/këndet)
    • Puthja me gojë të hapur
    • Stimulimi i thithave njerëzore ose shtrëngimi i gjinjve femërorë (PËRVEÇSE në kontekstin e ushqyerjes me gji)
    • Prania e nënprodukteve të aktivitetit seksual
  • Përmbajtje që përfshin fëmijë në kontekstin e një fetishi seksual
  • Përmbajtje që mbështet, promovon, përkrah ose nxit pjesëmarrjen në pedofili, përveçse nëse diskutohet në mënyrë neutrale në një kontekst mjekësor
  • Përmbajtje që identifikon ose tallet me viktimat e pretenduara të shfrytëzimit seksual të fëmijëve me anë të emrit ose imazhit
Kërkesa për ofrimin e shërbimeve seksuale
Përmbajtje që kërkon ofrimin e përmbajtjes ose aktivitetit seksual ku përshkruhet ose përfshihen fëmijë, e përcaktuar si:
  • Material i abuzimit seksual të fëmijëve (CSAM)
  • Imazhe lakuriqësie të fëmijëve të vërtetë ose jo të vërtetë
  • Imazhe të seksualizuara të fëmijëve të vërtetë ose jo të vërtetë
Ndërveprimet e papërshtatshme me fëmijë
Përmbajtje që përbëhet nga ndërveprime të papërshtatshme me fëmijët ose që i lehtëson ato, si p.sh.:
  • Kërkesat për takime seksuale me fëmijë ose organizimi ose planifikimi i tyre
  • Joshja e fëmijëve për t’u përfshirë në aktivitete seksuale nëpërmjet bisedave të seksualizuara ose duke ofruar, shfaqur, siguruar ose kërkuar materiale për ose nga fëmijët, nëpërmjet ekspozimit të qëllimshëm ose në mesazhe private
  • Përfshirja në biseda me nënkuptime seksuale në mesazhet private me fëmijë
  • Marrja ose kërkimi i materialeve seksuale nga fëmijët në mesazhe private
Imazhet intime shfrytëzuese dhe shantazhi seksual
Përmbajtje që përpiqet të shfrytëzojë fëmijët e vërtetë nëpërmjet:
  • Shtrëngimit për para, favore ose imazhe intime, duke i kërcënuar me ekspozimin e imazheve të vërteta ose të pavërteta ose informacioneve intime
  • Ndarjes, kërcënimit ose deklarimit të qëllimit për të ndarë biseda private me përmbajtje seksuale ose imazhe intime të vërteta ose të pavërteta
Seksualizimi i fëmijëve
  • Përmbajtje (duke përfshirë fotografitë, videot, artin real, përmbajtjen dixhitale dhe përshkrimet me gojë) që seksualizon fëmijët e vërtetë ose jo të vërtetë
  • Grupet, Faqet dhe profilet që i dedikohen seksualizimit të fëmijëve të vërtetë ose jo të vërtetë
Lakuriqësia e fëmijëve
Përmbajtje që tregon lakuriqësinë e fëmijëve të vërtetë ose jo të vërtetë, ku lakuriqësia përkufizohet si:
  • Plane të para të organeve gjenitale të fëmijëve të vërtetë ose jo të vërtetë
  • Vogëlushë të vërtetë ose jo të vërtetë lakuriq, duke treguar:
    • Organe gjenitale të dukshme, edhe kur janë mbuluar ose errësuar me veshje të tejdukshme
    • Anus i dukshëm dhe/ose plan i parë i vitheve plotësisht lakuriq
  • Të mitur të vërtetë ose jo të vërtetë lakuriq, duke treguar:
    • Organe gjenitale të dukshme (duke përfshirë organet gjenitale të errësuara vetëm nga qimet pubike ose veshje të tejdukshme)
    • Anus i dukshëm dhe/ose plan i parë i vitheve plotësisht lakuriq
    • Thitha femërorë të pambuluar
    • Pa rroba nga qafa deri te gjunjët - edhe nëse nuk tregohen organe gjenitale ose thitha femërorë
  • Përveçse nëse imazhet joreale janë për qëllime shëndetësore ose janë një përshkrim joseksual i lakuriqësisë së fëmijës në artin real
Abuzimi joseksual i fëmijëve
Video ose fotografi që përshkruajnë abuzim joseksual të vërtetë ose jo të vërtetë të fëmijëve, pavarësisht nga qëllimi i ndarjes, përveçse nëse imazhet janë nga arti real, filmat vizatimorë, filmat ose videolojërat
Përmbajtje që lavdëron, mbështet, promovon, përkrah, jep udhëzime ose nxit pjesëmarrjen në një abuzim joseksual të fëmijëve
Përveç heqjes së llogarive që shkelin politikat tona për shfrytëzimin seksual, abuzimin dhe lakuriqësinë e fëmijëve (CSEAN), rishikuesit tanë dhe sistemet e automatizuara marrin në konsideratë një spektër të gjerë sinjalesh për të ndihmuar në parandalimin e ndërveprimeve të mundshme të padëshiruara ose të pasigurta.
  • Ne mund të çaktivizojmë llogaritë ose të kufizojmë aksesin në produktet dhe veçoritë (p.sh., aftësinë për ndjekur llogari të caktuara) për të rriturit, në bazë të ndërveprimeve të tyre me llogaritë e tjera, kërkimeve për përmbajtjen shkelëse (p.sh. pëlqimi ose ruajtja) ose ndërveprimeve me të, ose anëtarësimit në komunitetet (p.sh. te Grupet) që i kemi hequr për shkelje të politikave tona.
Për përmbajtjen në vijim, ne përfshijmë një ekran paralajmërues, në mënyrë që njerëzit ta dinë se përmbajtja mund të jetë shqetësuese dhe lejojmë shikimin e përmbajtjes vetëm nga të rriturit e moshës tetëmbëdhjetë vjeç e lart:
  • Video ose fotografi që tregojnë oficerë policie ose personel ushtarak duke kryer abuzim joseksual të fëmijëve
  • Video ose fotografi të abuzimit joseksual të fëmijëve, kur autoritetet e zbatimit të ligjit, agjencitë e mbrojtjes së fëmijëve ose partnerët e besuar të sigurisë kërkojnë që ta lëmë përmbajtjen në platformë, me qëllimin e qartë për ta sjellë përsëri fëmijën në një vend të sigurt
Për përmbajtjen në vijim, ne përfshijmë një ekran ndjeshmërie që njerëzit të jenë në dijeni se përmbajtja mund të jetë shqetësuese për disa:
  • Videot ose fotografitë e zhytjes së dhunshme të një fëmije në ujë në kontekstin e ritualeve fetare
Për Standardet e komunitetit në vijim, kërkojmë informacione dhe/ose kontekst shtesë për t’i zbatuar:
Për përmbajtjen në vijim, ne përfshijmë një etiketë paralajmëruese që njerëzit të jenë në dijeni se përmbajtja mund të jetë delikate:
  • Imazhet e postuara nga një agjenci lajmesh që tregojnë lakuriqësi të fëmijëve në kontekstin e urisë, gjenocidit, krimeve të luftës ose krimeve kundër njerëzimit, përveçse nëse shoqërohen nga një nëntitull shkelës ose ndahen në një kontekst shkelës, rast në të cilin përmbajtja hiqet
Ne mund të heqim imazhet që tregojnë pasojat e abuzimit joseksual të fëmijëve kur raportohen nga partnerët mediatikë të lajmeve, OJQ-të ose partnerët e tjerë të besuar të sigurisë.
Ne mund të heqim përmbajtjen që identifikon viktimat e pretenduara të shfrytëzimit seksual të fëmijëve përmes mjeteve të ndryshme nga emri ose imazhi nëse përmbajtja përfshin informacione që ka gjasa të çojnë në identifikimin e individit.
Ne mund të heqim përmbajtjen e krijuar me qëllim identifikimin e një të mituri nëse përbën rrezik për sigurinë e të miturit, kur kërkohet nga agjencitë e zbatimit të ligjit, qeveria, një partner i besuar ose kur përmbajtja është vetëraportuar nga i mituri ose prindi/kujdestari ligjor i të miturit
Përvojat e përdoruesve
Shikoni disa shembuj se si duket zbatimi i politikave për njerëzit në Facebook, si për shembull: si duket raporti i diçkaje që mendoni se nuk duhet të jetë në Facebook, t’ju thuhet se keni shkelur Standardet tona të komunitetit dhe të shikoni një ekran paralajmërues për përmbajtje të caktuara.
Shënim: Ne jemi gjithmonë duke u përmirësuar, prandaj ajo që shikoni këtu mund të jetë pak e vjetruar në krahasim me ato që përdorim aktualisht.
EKSPERIENCA E PËRDORUESIT
Raportimi
EKSPERIENCA E PËRDORUESIT
Komunikimi pas raportimit
EKSPERIENCA E PËRDORUESIT
Eksperienca e heqjes
EKSPERIENCA E PËRDORUESIT
Ekranet paralajmëruese
Të dhënat
Shikoni Raportin e fundit të zbatimit të Standardeve të komunitetit
Zbatimi
Ne kemi të njëjtat politika në të gjithë botën, për të gjithë në Facebook.
Ekipet e rishikimit
Ekipi ynë global me mbi 15 000 rishikues punon çdo ditë për t’i mbajtur të sigurt njerëzit në Facebook.
Angazhimi i palëve të interesuara
Ekspertët e jashtëm, akademikët, OJQ-të dhe politikëbërësit ndihmojnë për informimin e Standardeve të komunitetit të Facebook.
Merrni ndihmë lidhur me shfrytëzimin seksual, abuzimin dhe lakuriqësinë e fëmijëve
Mësoni se çfarë mund të bëni nëse shikoni diçka në Facebook që është në kundërshtim me Standardet tona të komunitetit.
Vizitoni Qendrën tonë të ndihmës