Lakuriqësia dhe aktivitetet seksuale të të rriturve

Detajet e politikës

EVIDENCA E NDRYSHIMEVE
Arsyetimi i politikës
Ne e kufizojmë shfaqjen e lakuriqësisë ose të aktiviteteve seksuale, sepse disa njerëz në komunitetin tonë mund të jenë të ndjeshëm ndaj kësaj lloj përmbajtjeje, veçanërisht për shkak të prejardhjes kulturore ose moshës.
Ne e kuptojmë se lakuriqësia mund të ndahet për arsye të ndryshme, duke përfshirë si formë proteste, për të rritur ndërgjegjësimin rreth një kauze ose për arsye edukimi ose mjekësore. Ne e lejojmë përmbajtjen kur është e përshtatshme dhe kur ky qëllim është i qartë. Për shembull, ndonëse i kufizojmë disa imazhe të gjinjve femërorë që përfshijnë thithin, ne i lejojmë imazhet e tjera, duke përfshirë ato që tregojnë veprime protestuese, gra të angazhuara në mënyrë aktive në ushqimin me gji dhe fotografitë e shenjave pas mastektomisë (ndonjëherë të etiketuara me një ekran paralajmërues për përmbajtjen delikate dhe me kufizime sipas moshës). Ne lejojmë gjithashtu veprat artistike reale që paraqesin lakuriqësi, të tilla si fotografitë e pikturave, skulpturave etj. (ndonjëherë të etiketuara me një ekran paralajmërues për përmbajtjen delikate dhe me kufizime sipas moshës). Ne zgjedhim paraprakisht heqjen e imazheve seksuale për të parandaluar ndarjen e përmbajtjes jokonsensuale ose të papërshtatshme për personat nën moshën e duhur.
Sipas kësaj politike, ne heqim fotografitë dhe videot e vërteta të lakuriqësisë dhe aktivitetit seksual, imazhet e lakuriqësisë dhe aktivitetit seksual të gjeneruara nga IA-ja ose kompjuteri dhe imazhet dixhitale, pavarësisht nëse duken “fotorealiste” (si në rastet kur duket si person real). Siç vërehet më sipër, ne bëjmë gjithashtu lejime të kujdesshme për artin real dhe për përmbajtje të caktuara mjekësore, edukative dhe ndërgjegjësuese, dhe këto detajohen te politika.
Përmbajtja lidhur me lakuriqësinë e fëmijëve trajtohet në Standardin tonë të komunitetit për shfrytëzimin seksual, abuzimin dhe lakuriqësinë e fëmijëve.
Ne nuk lejojmë përmbajtjen në vijim për të gjithë përdoruesit:
Lakuriqësinë e të rriturve
  • Imazhe fotorealiste/dixhitale të lakuriqësisë së të rriturve nëse paraqesin:
    • Organe gjenitale të dukshme (duke përfshirë rastet kur janë errësuar nga qimet pubike ose mbivendosjet dixhitale)
    • Anuse të dukshme dhe/ose plane të para të vitheve të dukshme
    • Thitha femërorë të dukshëm, përveçse në kontekstin e ushqimit me gji ose të një veprimi protestues
  • Video fotorealiste/dixhitale që fokusohen në zonën midis kofshëve, gjinjtë femërorë ose vithet, të regjistruara pa dijeninë e personit ose personave të paraqitur në to
  • Kini parasysh se me disa kufizime, mund të lejojmë paraqitjet e lakuriqësisë së të rriturve në kontekste të tjera të veçanta, të tilla si konteksti shëndetësor ose ai mjekësor. Kjo mbulohet me më shumë hollësi në seksionet e mëposhtme.
Aktiviteti seksual i të rriturve
  • Imazhe fotorealiste/dixhitale të aktivitetit seksual të të rriturve, duke përfshirë:
    • Aktivitetin ose stimulimin e qartë seksual:
      • Marrëdhëniet seksuale ose seksi i qartë oral, siç tregohet nga goja ose organet gjenitale të një personi duke hyrë ose në kontakt me organet gjenitale ose anusin e një personi tjetër, ose organet gjenitale të vendosura mbi një lodër seksi ose të futura në të, kur duken të paktën organet gjenitale ose anusi i një personi
      • Stimulimi i qartë i organeve gjenitale ose anusit të një personi, siç tregohet nga stimulimi ose futja e lodrave të seksit në organet gjenitale ose anusin e personit, kur kontakti me organet gjenitale ose anusin duket drejtpërdrejt
    • Aktivitetin ose stimulimin e nënkuptuar seksual
      • Marrëdhëniet seksuale ose seksi i nënkuptuar oral, siç tregohet nga goja ose organet gjenitale të një personi duke hyrë ose në kontakt me organet gjenitale ose anusin e një personi tjetër, kur organet gjenitale ose anusi dhe/ose hyrja ose kontakti nuk duken drejtpërdrejt
      • Stimulimi i nënkuptuar i organeve gjenitale ose anusit të një personi, siç tregohet nga stimulimi, ose vendosja e lodrave të seksit mbi ose futja e lodrave të seksit në organet gjenitale ose anusin e personit, ose organet gjenitale të vendosura mbi një lodër seksi ose të futura në të, kur organet gjenitale ose anusi, stimulimi, vendosja dhe/ose hyrja nuk duken drejtpërdrejt
      • Aktiviteti seksual i afërt, siç tregohet nga pozicionet, të cilat sugjerojnë se është gati të fillojë kontakti midis dorës, gojës ose organeve gjenitale të një personi me organet gjenitale ose anusin e një personi tjetër.
    • Aktiviteti ose stimulimi tjetër seksual:
      • Ereksionet
      • Prania e nënprodukteve të aktivitetit seksual
      • Lodrat e seksit të vendosura mbi gojë ose të futura në të
      • Stimulimin e thithave të dukshme të njerëzve
      • Shtrëngimin e gjinjve femërorë, që përkufizohet si kapje me gishta të përkulur që tregon shenjat dhe ndryshimin e qartë të formës së gjinjve. Ne e lejojmë shtrëngimin në kontekstet e ushqimit me gji.
    • Imazhe fotorealiste/dixhitale ose vepra artistike reale që paraqesin një fetish që përfshin sa vijon:
      • Veprime që ka gjasa të çojnë në vdekjen e një personi ose kafshe
      • Copëtim të gjymtyrëve
      • Kanibalizëm
      • Feçe, urinë, pështymë, qurra, menstruacione ose të vjella
      • Shtazëri
      • Incest
      • BDSM (skllavëri dhe disiplinë, dominim dhe nënshtrim, sadizëm dhe mazokizëm), vetëm kur janë të pranishëm edhe treguesit seksualë
  • Imazhe fotorealiste të aktivitetit ose stimulimit seksual të qartë në një kontekst mjekësor ose shëndetësor
  • Audio të zgjeruar të aktivitetit seksual
  • Kini parasysh se me disa kufizime, mund të lejojmë paraqitjet e aktivitetit seksual në kontekste të veçanta, të tilla si konteksti shëndetësor ose ai mjekësor. Kjo mbulohet me më shumë hollësi në seksionet e mëposhtme.
Për përmbajtjen në vijim, e lejojmë shikimin e përmbajtjes vetëm për përdoruesit e moshës 18 vjeç e lart dhe përfshijmë një etiketë që njerëzit të jenë në dijeni se përmbajtja mund të jetë delikate:
  • Imazhe dixhitale dhe vepra artistike reale të aktivitetit ose stimulimit seksual të qartë në një kontekst mjekësor ose shëndetësor
  • Imazhe fotorealiste/dixhitale dhe vepra artistike reale të aktivitetit ose stimulimit seksual të nënkuptuar ose tjetër në një kontekst mjekësor ose shëndetësor
  • Imazhe fotorealiste/dixhitale dhe vepra artistike reale të organeve gjenitale të dukshme, anuseve të dukshme, planeve të para të vitheve të dukshme ose thithave femërorë të dukshëm në kontekstin e ndërhyrjes kirurgjike për konfirmimin e gjinisë
  • Veprat artistike reale të organeve gjenitale të dukshme (duke përfshirë organet gjenitale të mbuluara nga mbivendosja ose errësimi dixhital dhe organet gjenitale të errësuara vetëm nga qimet pubike), anuseve të dukshme, planeve të para të vitheve të dukshme ose thithave femërorë të dukshëm, ku në fokus të imazhit është lakuriqësia dhe jo në një kontekst mjekësor ose shëndetësor
  • Imazhe fotorealiste/dixhitale të organeve gjenitale të dukshme (duke përfshirë organet gjenitale të mbuluara nga mbivendosja ose errësimi dixhital dhe organet gjenitale të errësuara nga qimet pubike), planeve të para të vitheve të dukshme, anuseve të dukshme ose thithave femërorë të dukshëm, kur ndahen në kontekstin e zisë së bukës, gjenocidit, krimeve të luftës ose krimeve kundër njerëzimit
Për përmbajtjen në vijim, e lejojmë shikimin e përmbajtjes vetëm për personat e rritur të moshës 18 vjeç e lart:
  • Imazhe fotorealiste/dixhitale që paraqesin pothuajse lakuriqësi, si p.sh. lakuriqësia e mbuluar vetëm nga mbivendosja dixhitale ose nga një objekt i patejdukshëm dhe raste të caktuara të lakuriqësisë së errësuar nga veshje të tejdukshme
  • Imazhe fotorealiste/dixhitale të personave ku në fokus të imazhit janë zona midis kofshëve, vithet ose gjiri ose gjinjtë femërorë
  • Imazhe fotorealiste/dixhitale dhe vepra artistike reale të aktivitetit ose stimulimit seksual të qartë, të nënkuptuar ose tjetër, kur janë të dukshme vetëm format trupore ose konturet
  • Veprat artistike reale, ku
    • Imazhet paraqesin aktivitet ose stimulim seksual të nënkuptuar, të qartë ose tjetër, kur postohen në një kontekst mjekësor ose shëndetësor
    • Imazhet paraqesin shtazëri nëse ndahen në mënyrë neutrale ose për t’i dënuar dhe personat ose kafshët e paraqitura nuk janë reale.
  • Imazhet fotorealiste artistike të njohura që paraqesin aktivitet ose stimulim seksual të nënkuptuar ose tjetër
  • Imazhe fotorealiste/dixhitale dhe vepra artistike reale që paraqesin:
    • Aktivitet të lidhur me seksin, si p.sh. puthja ku duket gjuha dhe kërcimi seksual ose erotik
    • Persona që simulojnë aktivitetin seksual
    • Gjeste që nënkuptojnë organet gjenitale, masturbimin, seksin oral ose ndërveprimin seksual
    • Logo, pamje ekrani ose fragmente videosh të sajteve të njohura pornografike
  • Përmbajtja që përmban audio të aktivitetit seksual
Për përmbajtjen në vijim, ne përfshijmë një etiketë që njerëzit të jenë në dijeni se përmbajtja mund të jetë delikate:
  • Imazhe fotorealiste/dixhitale dhe vepra artistike reale që paraqesin:
    • Organe gjenitale të dukshme (duke përfshirë organet gjenitale të mbuluara nga mbivendosja ose errësimi dixhital dhe organet dixhitale të errësuara nga qimet pubike), plane të para të vitheve të dukshme ose anuse të dukshme, kur ndahen në një kontekst mjekësor ose shëndetësor. Këtu mund të përfshihen, për shembull:
      • Momentet gjatë lindjes ose pas lindjes
      • Vetekzaminimi për kancerin ose një sëmundje tjetër
  • Thithat femërorë të dukshëm, kur ndahen në një kontekst mjekësor ose shëndetësor (duke përfshirë mastektominë ose tatuazhet e personave të mbijetuar nga kanceri)
Për Standardet e komunitetit në vijim, kërkojmë informacione dhe/ose kontekst shtesë për t’i zbatuar:
  • Në disa raste, do të lejojmë përmbajtje për moshat 18 vjeç e lart me një etiketë, që në rast të kundërt do të shkelte Standardet e komunitetit, kur përcaktohet se përmbajtja është satirike. Përmbajtja do të lejohet vetëm nëse elementet shkelëse të përmbajtjes janë duke u satirizuar ose i atribuohen diçkaje ose dikujt tjetër për ta tallur ose kritikuar.
Përvojat e përdoruesve
Shikoni disa shembuj se si duket zbatimi i politikave për njerëzit në Facebook, si për shembull: si duket raporti i diçkaje që mendoni se nuk duhet të jetë në Facebook, t’ju thuhet se keni shkelur Standardet tona të komunitetit dhe të shikoni një ekran paralajmërues për përmbajtje të caktuara.
Shënim: Ne jemi gjithmonë duke u përmirësuar, prandaj ajo që shikoni këtu mund të jetë pak e vjetruar në krahasim me ato që përdorim aktualisht.
EKSPERIENCA E PËRDORUESIT
Raportimi
EKSPERIENCA E PËRDORUESIT
Komunikimi pas raportimit
EKSPERIENCA E PËRDORUESIT
Eksperienca e heqjes
EKSPERIENCA E PËRDORUESIT
Ekranet paralajmëruese
Të dhënat
Shikoni Raportin e fundit të zbatimit të Standardeve të komunitetit
Zbatimi
Ne kemi të njëjtat politika në të gjithë botën, për të gjithë në Facebook.
Ekipet e rishikimit
Ekipi ynë global me mbi 15 000 rishikues punon çdo ditë për t’i mbajtur të sigurt njerëzit në Facebook.
Angazhimi i palëve të interesuara
Ekspertët e jashtëm, akademikët, OJQ-të dhe politikëbërësit ndihmojnë për informimin e Standardeve të komunitetit të Facebook.
Merrni ndihmë lidhur me lakuriqësinë dhe aktivitetet seksuale të të rriturve
Mësoni se çfarë mund të bëni nëse shikoni diçka në Facebook që është në kundërshtim me Standardet tona të komunitetit.
Vizitoni Qendrën tonë të ndihmës