Mbrojtja shtesë për të miturit

Detajet e politikës

EVIDENCA E NDRYSHIMEVE
Ne respektojmë:
  • Kërkesat për heqjen e llogarisë së një përdoruesi nën moshën e duhur.
  • Kërkesat qeveritare për heqjen e imazheve të abuzimit joseksual të fëmijëve.
  • Kërkesat e kujdestarëve ligjorë për heqjen e sulmeve ndaj të miturve që janë të famshëm pa dashje.
Për Standardet e komunitetit në vijim, kërkojmë informacione dhe/ose kontekst shtesë për t’i zbatuar:
Ne mund ta heqim përmbajtjen e krijuar me qëllim identifikimin e një të mituri, nëse mund të jetë në rrezik siguria e të miturit, kur kërkohet nga një përdorues, nga shteti, nga agjencitë e zbatimit të ligjit ose nga ekspertët e jashtëm për sigurinë e fëmijëve.
Përvojat e përdoruesve
Shikoni disa shembuj se si duket zbatimi i politikave për njerëzit në Facebook, si për shembull: si duket raporti i diçkaje që mendoni se nuk duhet të jetë në Facebook, t’ju thuhet se keni shkelur Standardet tona të komunitetit dhe të shikoni një ekran paralajmërues për përmbajtje të caktuara.
Shënim: Ne jemi gjithmonë duke u përmirësuar, prandaj ajo që shikoni këtu mund të jetë pak e vjetruar në krahasim me ato që përdorim aktualisht.
EKSPERIENCA E PËRDORUESIT
Raportimi
EKSPERIENCA E PËRDORUESIT
Komunikimi pas raportimit
EKSPERIENCA E PËRDORUESIT
Eksperienca e heqjes
EKSPERIENCA E PËRDORUESIT
Ekranet paralajmëruese
Zbatimi
Ne kemi të njëjtat politika në të gjithë botën, për të gjithë në Facebook.
Ekipet e rishikimit
Ekipi ynë global me mbi 15 000 rishikues punon çdo ditë për t’i mbajtur të sigurt njerëzit në Facebook.
Angazhimi i palëve të interesuara
Ekspertët e jashtëm, akademikët, OJQ-të dhe politikëbërësit ndihmojnë për informimin e Standardeve të komunitetit të Facebook.
Merrni ndihmë lidhur me mbrojtjen shtesë për të miturit
Mësoni se çfarë mund të bëni nëse shikoni diçka në Facebook që është në kundërshtim me Standardet tona të komunitetit.
Vizitoni Qendrën tonë të ndihmës